PS “ofencivë diplomatike” në perëndim për kutitë
Përveç protestave në vend, të cilat deri më tani nuk kanë pasur asnjë efekt, zyrtarët e kësaj partie do të trokasin në selitë diplomatike, për kërkesat e tyre.
Për këtë arsye, zyrtarë të PS-së do të udhëtojnë në vendet perëndimore për të kërkuar mbështetje. Nuk dihet ende nëse përpjekja e tyre do të ketë sukses, duke qenë se të gjithë zyrtarët perëndimorë janë deklaruar kundër bojkotit dhe protestave të Partisë Socialiste.
Përpjekja e parë për të bindur kancelaritë perëndimore për kauzën e "hedhur në treg", duket se socialistët do të “shënjestrojnë” në drejtim të Spanjës, e cila pritet të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian në janar të vitit të ardhshëm. Fakti se në këtë vend ku qeverisin socialistët, ka shtuar optimizmin e socialistëve shqiptarë.
As në zyrat e Brukselit dhe as diplomatët perëndimor në Tiranë nuk janë shprehur asnjëherë në mbështetje të protestave dhe të bojkotit të Parlamentit.