E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Berisha po largon vëmendjen nga kutitë e votimit

“Njeriu që ditën e Bajramit përdori gjuhën e urrejtjes, njeriu që me fjalorin e tij turpëroi gra, fëmijë e të moshuar, njeriu që prej ditësh po krijon shpifjet më monstruoze që mund ti mendojë vetëm një njeri i sëmurë, po përiqet të heq vëmendjen e shqiptarëve nga kutitë e votimit”, tha deputetja, Mimi Kodheli.

Ajo shtoi se një popull i tërë kërkon hapjen e kutive, një e treta e të cilave, sipas OSBE-së është numëruar keq ose shumë keq. “Sali Berishës i ka mbetur vetëm 1 zgjidhje, të hapë kutitë. Pa hapur kutitë nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm zgjedhje”, përfundoi reagimin e saj, deputetja e zgjedhur socialiste.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›