E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lutaj: PD po krijon Policine Elektorale

Tiranë, 7 shkurt, 11:28, NOA – Partia Socialiste ka reaguar zyrtarisht dje në lidhje me emërimet e fundit të bëra në Policinë e Shtetit.

Sipas Pirro Lutajt, Ministria e Brendshme duhet të sqarojë patjetër emërimet, të cilat i konsideron si “politike” në këtë dikaster muajt e fundit.  

Ajo në fakt, ka reaguar një ditë më parë duke deklaruar se këto emërime nuk kanë qenë aspak politike.  “Por dua të siguroj opinionin publik se në kundërshtim me atë çka përmbante deklarata e Ministrisë Brendshme, punonjësit e policisë të përmendur nga ana jonë, edhe nga vetë drejtuesit kryesor të Policisë Shtetit, nuk mund të njehsohen kurrsesi me këtë institucion kaq të rëndësishëm e aq më pak, të vlerësohen si kuadro që kanë rezultate të larta në luftën kundër trafikanteve të armëve dhe të drogës”, ka thënë Lutaj.

Sipas tij, ajo që bie në sy, është mungesa e reagimit nga ana e Policisë Shtetit, gjë që zhvleftëson vetvetiu deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme  kur thotë se Policia e Shtetit është e ndarë nga vendimmarrja politike.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›