E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Qeveria po vjedh shqiptarët me “Durrës-Kukës”

Sipas tij, PS-ja është e shqetësuar për procedurat anti-ligjore, korruptive e kriminale- nga pikpamja penale, të Qeverisë e Sali Berishës në prokurimin e këtij operacioni kriminal.

 “Këto procedura kanë shtuar kostot në mënyrë marramendëse në ndërtimin e kësaj rruge, të cilat, janë materializuar në shpërdorime po kaq të mëdha të parave publike të shqiptarëve. Njeherësh dhe në përfitime marramendëse për aktorët e këtij operacioni: Sali Berishën- si kumbari politik i tij, Lulzim Basha - si prokuruesi i këtij operacioni, Sokol Olldashi - si faturpaguesi dhe kompanitë në rolin e materializuesit!”, theksoi ai.

Ai shtoi se paratë e shqiptarëve po shpërdorohen për ndërtimin e kësaj rruge, ndërsa ka akuzuar Sokol Olldashin, se e ka ngritur faturën e ndërtimit të kësaj rruge nga 416 mln euro në 826 mln euro. Braçe tha mç tej se kostoja për një kilometër, në 6 muajt e parë të vitit, është rritur nga 826 mln lekë në 1.5 mld lekë të rinj, ose nga 8.9 mln usd në 16.3 mld usd.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›