E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: T’i hapet rrugë transparencës së zgjedhjeve

Edhe një herë tjetër, kreu i kësaj partie, Edi Rama ka deklaruar se pa hapjen e kutive, opozita nuk do të futet në Parlament.

“Po ne i themi edhe këtej nga Korça; në e paç bërë mëkatin e radhës për të fshehur gjurmët e vjedhjes së madhe të 28 qershorit, ne nuk do kërkojmë më transparencën e zgjedhjeve të shkuara, por rrëzimin tënd përpara zgjedhjeve që vijnë”, ju drejtua Rama, kryeministrit Sali Berisha.

Ai ka kërkuar nga Berisha që t’i hapë rrugë  pa humbur kohë transparencës, hetimit të zgjedhjeve të shkuara, “korrigjimit të gjithçkaje që ndodhi dje, që nesër gjithkush të jetë i lirë dhe i garantuar në votën e tij, sepse vetëm kështu vendi mund të çlirohet nga barra e rëndë, përditë e më e rëndë, e një parlamenti pa legjitimitet dhe i një qeverie pa mandat legjitim”.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›