Meta takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Rasmussen
Gjatë takimit u trajtuan çështje që lidhen me angazhimin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, si dhe u diskutua rreth politikave të Aleancës në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Vëmendje e veçantë iu kushtua çështjes së Kosovës.
Shefi i diplomacisë shqiptare e siguroi Rasmussen për angazhimin e Shqipësirë në kuadër të Operacionit të ISAF, duke vazhduar kontributin e Shqipërisë në Afganistan, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë, bashkëveprimit dhe kontributit civil për rindërtim.
Meta, rikonfirmoi gatishmërinë e Shqipërisë për të kontribuar për paqen dhe sigurinë si vend anëtar i NATOs dhe nënvizoi rolin konstruktiv të politikës së saj në rajon. Në këtë kuadër, Meta shprehu mbështetjen e Qeverisë shqiptare për zgjerimin e mëtejshëm të NATOs.
Nga ana e tij, Rasmussen shprehu vlerësimin për kontributin konstruktiv të Shqipërisë në të gjitha nivelet e strukturave të Aleancës, veçanërisht në drejtim të garantimit të sigurisë në Afganistan. Rasmussen vlerësoi gjithashtu edhe politikën rajonale të Shqipërisë duke theksuar se qëndrimi i Qeverisë shqiptare për çështjen e Kosovës ka qenë një kontribut i madh për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Gjithashtu, Meta ka marrë pjesë edhe në Konferencën e Nivelit të Lartë mbi Perspektivën Europiane të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Fondacioni “Friedrich Ebert”, në Bruksel.