Blushi:Borxhi publik të kufizohet me ligj
Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi ka deklaruar se borxhi publik mbetet problemi kronik i ekonomisë shqiptare. Duke folur më seancën plenare ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2012, Blushi theksoi ka ardhur koha që borxhi të kufizohet me ligj dhe sipas kushtetusës së vendit.
“Ekonomitë e vendeve të tjera po zhyten sepse qeveritë paraardhëse nuk ditën t`i vëjnë kufij borxhit. Ka ardhur koha që borxhi të kufizohet me ligj dhe në kushtetutë. Nëse rritja e buxhetit siç pretendohet se ka ndodhur vitet e tjera është sepse është rritur borxhi publik” ka theksuar Blushi.
Ai ka theksuar më tej se borxhi publik është rritur edhe më tej pasi tre burimet kryesore të ekonomisë , turizmi, bujqësia dhe ndërtimi janë tkurrur ndërsa shtoi se është e rëndësishme që borxhi të mos tejkalohet.
Ai ka shtuar se qeveria është duke kërkuar shpëtim duke shitur asetet kombëtare dhe kjo sipas tij nuk duhet të lejohet nga Parlamenti.
“Shpëtimin qeveria e kërkon janë privatizimet që kanë mbetur. Qeveria kërkon privatizimin me urgjencë të aseteve për të mbyllur gropat e buxhetit dhe për të kuruar borxhin. Ky parlament nuk mund ta lejojë që të shiten asetet e këtij vendi vetëm për 5 lekë” ka shtuar më tej Blushi.