E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Berisha, paburrëri përballë shqiptarëve

Paburrëri përballë shqiptarëve e ka quajtur nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe mënyrën që zgjodhi Berisha për t’iu shmangur kërkesës për mocion në seancën e sotme në Kuvend.

“Mënyra që zgjodhi për t’iu përgjigjur mocionit tregon mungesë respekti dhe paburrëri përballë shqiptarëve, që kërkojnë përgjigje nga ai për akuza për korrupsion dhe përfshirje në krim”- tha Braçe, duke theksuar se ky vit dha prova se shteti ligjor është larg, demokracia është larg dhe se qeveria legjitime është zëvendësuar nga një strukturë tribale.

Kërkesën për mocion, Brace e ka quajtur si një mundësi që iu dha Berishës për të dëshmuar për cështjen Fazllic dhe të gjithë prisnin që ai të thoshte të vërtetën jo gënjeshtrën si në rastin e gërdecit.

“Ju së bashku me Fazllicin, keni folur pak po dëshmuat shumë. Duke treguar se fuqia ekzekutive është në duar dhe interesat e një familje, të një klani që citohet si një nga grupet më të zeza në Ballkan”- tha ai.

Brace ka numëruar me fakte shkeljet dhe abuzimet e bëra në këtë lidhje miqësie, që nuk ështëcështje bese, por korrupsioni. Sipas tij, Berisha i ka dhënë rolin jolegal të lobistit, akses të paparë kudo dhe e ka shpërblyer në para, madje duke numëruar edhe 400 ditët që ai ka kaluar në një nga hotelet e Tiranës dhe ditët në zyrën kryeministrore.

“Fazllic, 3 ditë pas konstituimit të qeverisë tënde, ndërtoi 3 kompani fiktive. Dokumentet e kompanive janë këto(tregon dokumentet) me firmat e tij dhe të administratorit të emëruar nga Berisha. Dy muaj më pas shet 2 kompani, duke kryer nga e para një skemë klasike të mirëmenduar pastrimi parash dhe ndarje fitimesh me qeverinë. Kontratat e shitjes i firmos i emëruari i qeverisë”- thotë Brace, duke treguiar sërish dokumentet me firmat përkatëse, që bëjnë përgjegjës Berishën.

Pas provës dhe përsosjes skema me kompani fantazëm vjen në 2007, kur ai shet kompaninë me vlera të mëdha. Një skemë e mirfilltë pastrimi parash.

Fazllic, sipas Braces, shfytëzoi nevojën e Berishës për energjinë dhe tani na merr 55 milionë euro nga paratë e koorporatës KESH, jo në gara të hapura, por me prokurim të drejtpërdrejtë, me cmime deri në 40% më të larta dhe për këtë sërish përgjegjës është Berisha.

Ai kujton më pas, se është sërish Fazllic që hyn dhunshëm në infrastrukturë dhe vendos monopol në autostrada. Ndërkohë që në mes të 2007 blen pasuri të palujatshme, 15 ha të blera nga ai, duke shkelur ligjin që nuk lejon ti shitet toka një të huaji.

“Ai shfrytëzon aksesin që i dha Bberisha dhe gjen Rompetrol, që i zhduken gjobat fiskale, likujdohen dhe rikrijohen, duke qene ai dhe Roxhers pronarë të tyre”- thotë më tej.

Brace ndalet tek shkeljet e bëra në Porto Romano, ku Fazllic kap vendimarrjen, ndërtimin në zonën industriale, në shtator 2007, pasi bleu tokat në këtë zonë.

“Berisha na genjëu kur tha se Meta vendosi dhe përgjegjësia për gënjeshtrën është e Berishës. Ka blerë 150 mijë m2 në Porto Romano. Harxhoi 375 mijë dollarë dhe prona e tij vlen sot në 45 milionë dollarë”- tha Brace, duke kujtuar 9 ligjet që janë shkelur në këtë rast; për shoqëritë tregtare; për procedurat tatimore; për tatimin mbi të ardhurat; për parandalimin për pastrimin e parave; shit-blerjet e trojeve dhe të tokave bujqësore; regjistrimin e pasurime të paluajtshme; prokurimit publik.

Për gjithë këto, Brace ka kërkuar dorëheqjen e Berishës, duke theksuar se dëmi i shkakuar është shumë i madh, jo vetëm ekonomik, por edhe në imazhin e vendit, pasi është dëmtuar rëndë siguria kombëtare, duke u përdorur vendi si lavatrice e bosëve serbë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›