Mocioni, Leskaj: Sqaro lidhjet me Fazllic!
Tiranë- Kryeministri i vendit, Sali Berisha e ka shfrytëzuar mocionin për debat kërkuar nga opozita për të bërë një panoramë lavdëruese të punës së tij 3-vjeçare dhe ka neglizhuar tërësisht pyetjet për biznesmenin Damir Fazllic dhe sqarimin e lidhjeve me të.
Me një fjalim tejet të gjatë, gati dy ore, ai ka renditur atë që e ka quajtur më të madhe ndryshimin e Shqipërisë, vitet e arta te shqiptareve, daljen e vendit nga lista e korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve dhe duke deklaruar me bujë zhvillimin e hovshëm në të gjitha sferat.
Ka folur per gjithcka, gjithe punen e bere qe nga viti 2005, ka perseritur disa here takimet me perfaqesues te larte te shteteve te tjera, ne menyre te vecante me presidentin amerikan, Bush dhe ka marre meritat e plota te anetaresimit ne Nato. Gjithçka, pervec asaj per te cilen ishte thirrur ne kete mocion per debat; sqarimin e lidhjeve me Damir Fazllic dhe aferat e perfolura. Përballë kësaj, nuk ka ngurruar të atakojë kreun e PS-së Edi Rama, dhe opozitën që ai drejton, duke thënë se gjithë kërkesa e ngutshme për mocion nuk ka asnjë motiv, vetëm zilinë dhe inatin primitiv për zhvillimin e vendit.
18.13Mocioni për debat me kryeministrin, Leskaj: Tregoji të vërtetën shqiptarëveTiranë- Përgjigje të sinqertë për pyetjet e bëra, rrëfim për miqësinë me njeriun cilësuar si një nga më të përfolurit për afera korruptive dhe shkakun e mbrojtjes me fanatizëm, duke shkelur institucionet e shtetit. Këtë ka kërkuar sot opozita nga kryeministri i vendit, Sali Berisha, në senacën plenare në Kuvend. Në emër të opozitës, kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj ka kërkuar nga Berisha transparencë lidhur me çështjen Fazllic.
“Dy janë arsyet për këtë mocion; Berisha si njeri me imunitet politik duhet të bëjë transpartente marrëdhëniet me Fazllic, që kanë derivuar në afera korruptive dhe Berisha e ka borxh një rrëfim të sinqertë për lidhjet me Fazllic, lidhje që nisin nga zgjedhjet e vitit 2005. Rrëfim që PS-ja ia ka kërkuar që ai të deklaronte shpenzimet e fushatës, me kompaninë që loboi me Serbinë kundër interesave të Kosovës”- tha ajo.
Ajo i eshtë drejtuar Berishës, për atë që ai e ka cilësuar si mikun e vet personal. “Ju keni deklaruar se ai është miku juaj personal, ndërkohë që ne jemi njohur me fakte tronditëse që provojnë se ai është përfaqësues i botës së krimit. Ju shtuat sulmet ndaj instuitucioneve të pavaruara deri në hetim parlamentar të Prokurorisë.
Ajo që na ka shqetësuar është se cështja Fazllic nuk është cështje e një individi, por kapja e shtetit, për sa kohë që kreministri vë në shërbim të tij mbrojtje të posacme. Kapje e shtetit, pasi kryeministri vë në presion institucionet e pavarura e mbron atë me eskortë policore”- tha më tej ajo.
Sipas saj, është kapje e shtetit edhe për faktin se Fazllic vë në rresht qeveritarë që raportojnë para tij për cështje të sigurisë kombëtare. “Tre javë më parë qeveria tha se ishte në cilësinë e një biznesmeni, përse mbante shënim një serbo boshnjak na e thoni ju këtu. Më thoni një rast të vetëm kur një biznesmen shqiptar ka patur fatin apo privilegjin të asistojë në mbledhje të sigurisë kombëtare të një vendi. Më thoni kur keni nbrojtur njeri në parlament me këtë forcë. Tregoni një rast të një shqiptari që paguan taksa për policinë të jetë mbrojtur me eskortë, si bëtë ju me Fazllic, apo nëse e keni bërë këtë për një emigrant, që sot janë të pambrojtur aty ku punojnë”- tha Leskaj.
Leskaj ka theksuar se cështja Fazllic s’është cështje biznesi e një njeriu që ka ardhur të bëjë ca para e për këtë prokuroria duhet të bëjë punën e saj për zbardhjen e aferave.
“Sot keni rastin të na thoni: kush është statusi i këtij njeriu, që duket se ju e keni marrë në mbrojtje, duke bërë presion mbi institucionet e pavarura. C’përfaqëson ky njeri që i krijoni kushtet të sfidojë shtetin, si bëtë në Rinas. Me kë jeni zoti kryeministër me shtetin apo Fazllicin”- tha ajo.
Ajo i ka kujtuar Berishës se ai është kryeministër dhe duhet të ishte në mbrojtje të shtetit shqiptar. “Është e drejta juaj të zgjidhni miqtë, por jeni kryeministër dhe nuk mund të ngatërroni miqësitë personale me punët e shtetit”- shtoi më tej.
Në fund, Leskaj ka theksuar se pyetjet kanë tashmë 4 javë që presin përgjigjen e Berishës, edhe pse sot janë shtuar fakte të reja dhe për pasojë janë shtuar pikëpyetjet.
“Si miku i tij personal keni rastin të sqaroni shqiptarët, pse ngritja e 5 kompanive ndodhi sa erdhi PD-ja në pushtet, pa aktivitet dhe me 50 milionë euro pasuri; pse zgjodhëtfamiljarët tuaj për konsulencë, a ka pastrim parash në transaksionet e bëra, a janë paguar taksat, a janë transparente bizneset? Ju keni thënë se do të thoni të vëretën, jepni një provë sinqeriti. Respektoni një herë të vetme popullin tuaj, institucionet, duke iu përgjigjur pyetjeve të opozitës”- përfundoi Leskaj.