Sarandë, ndalohen 18 klandestinë dhe sekseri
Sarandë- Tetëmbëdhjetë klandestinë dhe sekseri i tyre janë ndaluar sot nga forcat e policisë së Sarandës në tentativë për të ikur në mënyrë klandestine në Greqi.
Policia bëri të ditur se në orët e para të ditës së hënë u ndalua 25-vjeçari Luan Ndoka nga Lezha, pasi u kap në flagrancë duke iu dhënë ndihmë disa shtetasve të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit në qytetin e Sarandës, për kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Në bazë të marrëveshjes se lidhur më parë me sekserin e trafikut klandestinët do të paguanin shumën nga 500 deri në 800 euro kundrejt kalimit për në shtetin grek. Shuma ishte e ndryshme pasi varej nga destnacioni i tyre.
Procedimi do të bëhet për veprën “favorizim për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt përfitimit” e parashikuar si vepër penale. Ata kapen dy javë pas ngarjes së 19 tetorit, ditës së tragjedisë së Butrintit, ku në ujrat e Liqenit gjatë transportit të klandestinëve, për ti shpëtuar postbllokut të policisë humbën jetën 5 shtetas. Mësohet se është hera e parë që policia bllokon një grup klandestinësh qysh në bazën e organizimit.