E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Berluskoni, shembull për Berishën. Keqbërësit u zbehen me votë

brace1Tiranë- Erjon Braçe, deputeti i PS-së është shprehur dje përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social në Facebook se Silvio Berluskoni në Itali duhet të jetë shembull për Sali Berishën në Shqipëri.

“Fuqia politike zhbën drejtësinë! S.B. – it, shembull për S.B. – al. Kjo është e keqja e madhe e partive personale. Partia e Berluskonit, shembulli. Italia është në prag të një destabiliteti të ri,pas konfirmimit të dënimit me burg të Silvio Berluskonit nën fajin e evazionit fiskal, dje u njoftua se: Ministrat e Berluskonit në qeverinë Leta janë gati të dorëhiqen; Senatorët e Berluskonit në Senatin Italian janë gati të dorëhiqen. Flitet për zgjedhje të reja, ndërkohë që po bëhet presion mbi Presidentin Napolitano për të dekretuar faljen e Berluskonit.

Braçe shton se përmenden dhe zgjedhjet e reja, duke shpresuar tek fuqia elektorale e Berluskonit dhe pazotësia ekstreme e së majtës. Por përtej kësaj, përdorimi i pushtetit politik për të zhbërë ndëshkimin, më tej, destabilizimi si element për ta ndalur zbatimin e ndëshkimit, është shembulli më i keq i mundshëm!. Nuk di nëse ne në Shqipëri do të ndodhemi në një situatë si kjo. Por, Sali Berisha e ka partinë e tij personale dhe do ta përdorë si mburojë ndaj çdo procesi të drejtë e ligjor për qeverisjen e tij”.

Deputeti socialist vijon duke thënë: Këtu ka një dallim: Populli e dinte edhe këtë, dhe ka krijuar me votë një shumicë të qëndrueshme, ndaj çdo akti që zhbën përpjekjen për drejtësi dhe ndëshkim ligjor në këtë vend! Fuqia politike e keqbërësve është zbehur nga vota e shqiptarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›