E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Apelit te merkuren vendimin per te pandehurin e 21 janarit

Beteja gjyqësore mes prokurorisë dhe avokatëve të të pandehurve të akuzuar për vrasjen dhe plagosjen e demonsturuesve të 21 janarit, pranë Gjykatës së Apelit zgjati mbi 4 orë.
Prokurorët Shkëlqim Hajdari dhe Altin Dumani, i mbetën besnik kërkesës së kolegëve të tyrë të bërë në Gjykatën e Shkallës së Parë, duke kërkuar dënimin me burg të komandantit të Gardës Ndrea Prendi dhe vartësit të tij Agim Llupo…Sipas akuzës, dy drejtuesit e Gardës pasditen e 21 janarit 2011 nga oborri i ndërtesës së kryeministrisë kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të protestuesve…si pasoj e këtyre të shtënave, sipas prokurorisë, Prendi ka vrarë demonstruesin Faik Myrtaj ndërsa gardisti Agim Llupo ka ekzekutuar Ziver Veizin e Hekuran Dedën dhe ka plagosur tre persona të tjerë…Për prokurorinë, dy të pandehurit kanë konsumuar akuzën e vrasjes me dashje dhe për këtë fakt, u kërkua nga GJykata dënimin e Prendit me 23 vjet heqje lirie ndërsa për Llupon 25 vjet burg….vet dy të pandehurit nuk preferuan të paraqiten në sallën e gjyqit, duke hedh dyshime për largimin e tyre nga Shqipëria, por kjo nuk është konfirmuar nga policia dhe as prokuroria…
Ndërkohë, avokatët mbrojtës kundërshtuan pretendimet e prokurorisë, duke kërkuar të lihet në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, që shpalli të pafajshëm Prendin dhe Llupon…
Gjykata, pasi dëgjoi palët dhe parashtroi rreth 12 pyetje për prokurorët, ndërpreu seancën për tu shprehur me vendim pasditen e së mërkurës në ora 15:30 minuta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›