E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: “Do ta dërgojmë projektligjin në Kushtetuese”

Pas miratimit nga qeveria të projektit për Inspektoratin Kombëtar Ndërtimor reagoi deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, u cili tha se do ta ankimojë këtë draft në Gjykatën Kushtetuese. Sipas deputetit Braçe, me këtë vendim qeveria ka vendosur t’i japë Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimit kompetenca që me ligj dhe me një vendim të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese janë të ndaluara. Sipas tij, me këtë vendim, kryeministri synon të mbulojë ato që ai i quajti veprime abuzive ndaj pronës së të tjerëve. “Ne do ta atakojmë këtë projektligj bashkë me ndryshimet e tij në Gjykatën Kushtetuese, në rastin më të parë që merr formën e plotë”, - është shprehur Braçe pak ditë më parë.

22 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›