E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamzë, tifozët përplasen mepolicinë bashkiake, 1 i plagosur

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Nga përplasja sot në Kamzë TIRANE-  Situatë e tensionuar ajo në stadiumin e Kamzës. Kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu prej javësh nuk lejon përdorimin e stadiumit për të luajtur ndeshjen Kamza-Ada e vlefshme për kategorinë e parë dhe që është parashikuar të luhet në orën 16:00

Tifozët e Kamzës protestojnë kundër këtij vendimi. Gazetari Arsen Rusta informon se në orën 14:20 minuta situata është tensionuar, kur nga konfrontimet fizike mes tifozëve dhe policëve, është lënduar një punonjës i policisë bashkiake.

Hyrja e stadiumit ishte bllokuar nga policë të policisë bashkiake në Kamzë, por tifozët kanë arritur të hyjnë me forcë në stadium për të parë ndeshjen Kamza-Ada rreth orës 14: 30 minuta.

Edhe xhamat e furgonit të policisë janë thyer nga tifozët.  Ata  mbyllën kanalin e hapur nga Bashkia në mes të fushës.

Xhelal Mziu nuk lejon ndeshjet pasi ka konflikt me Presidentin e ekipit Naim Qarrin.

(Në foto: Konfrontimi i pol. bashkiake me tifozët, nga konfrontimi janë thyer xhamat e automjetit të bashkisë)

(Në foto: Nga konfrontimi i tifozve me policinë bashkiake)

(Në foto: Tifozët arrijnë të futen në stadium)

Redaksia online
(sg/a.ç/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›