Edmond Spaho zgjidhet nënkryetar i Kuvendit dhe deklaron: Sot po nis diktatura
Pak pasi u zgjodh nënkryetar i Kuvendit me 99 vota pro dhe asnjë kundër, Edmond Spaho mbajti një fjalim me gjuhën e vjetër të Sali Berishës.
Deputeti demokrat tha se tani nis diktatura e bijve që duan hakmarrje për etërit.
Ai e quajti fjalën e kryeministrit Rama në seancën e parë të Kuvendit, si mënyrë për të sfiduar opozitën.
Qëllimi i tij ishte të sfidonte opozitën, ti ulte asaj kokën, me retorikë të harruar u përpoq ti thotë opozitës se ligji jam unë, prokurori dhe gjykatësi jam unë, sepse nga sot po fillon diktatura e Rilindjes dhe ngritja e bijve që mezi presin të marrin hak për rënien e etërve 20 vite më parë, tha Spaho.
Ne nuk jemi këtu për tu nëpërkëmbur, por për të mbrojtur kontributet që i kemi dhënë këtij vendi në 22 vite. nëse dikush mendon se na poshtëron i ka bërë llogaritë gabim, u shpreh deputeti./ep