Brace: Ftojme LSI t'i bashkohet PS

Partia Socialiste dhe Levizja Socialiste per Integrim vijojne te shkembejne replika mes njera-tjetres ne distance. Se fundmi, LSI eshte shfaqur mjaft kembengulese ne ftesen e saj ndaj lidershpit te PS-se per te zhvilluar nje takim si ne nivel kryetaresh partie, ashtu dhe kreresh te grupeve parlamentare. Madje, jo me larg se dy dite me pare, ishte vete kreu i kesaj partie, Ilir Meta, i cili nisur nga rezultati i zgjedhjeve te pjesshme ne Kashar per kryetar komune, ftoi Partine Socialiste te jete pjese e koalicionit "E Majta per Integrim", pasi e vetme kampi roze u radhit ne fund ne kete gare. Fillimisht, Partia Socialiste preferoi qe te mos leshoje asnje deklarate, lidhur me ftesen per takim te ardhur nga LSI, per te diskutuar mbi reformen zgjedhore. Nderkohe qe, ndalur ne ftesen me te fundit te kryetarit Meta, qe PS t'i bashkohet koalicionit me te ri brenda kampit te majte, socialistet nuk kane dashur qe ta kalojne ne heshtje kete qendrim. Keshtu, ishte nenkryetari i Grupit kuvendor te PS-se, Erion Brace, ai i cili i eshte kunderpergjigjur po me te njejten fjale lidershipit te LSI-se. Pra, nese LSI e ftoi PS dy dite pare ne koalicionin e saj, PS i drejtohet po me ftese kesaj partie per te qene pjese e bashkimit te madh, pertej te djathtes dhe te majtes. "Ne jemi ta hapur te ftojme cilindo t'i bashkohet Partise Socialiste, ne misioni e saj per te ndryshuar kete vend", u shpreh Brace gjate fjales se tij. Ne kete menyre kjo ishte pergjigjja e zgjedhur nga ligjvenesit socialiste, per ftesen e ardhur nga LSI. U duk se reforma zgjedhore do te ulte ne tryeze dy partite opozitare, Levizjen Socialiste per Integrim dhe Partine Socialiste. E kjo pas fteses se bere publike nga vete kryetari i LSI-se, Ilir Meta, i cili ftoi PS per t'u ulur ne bisedime lidhur me ceshtjen me te debatueshme, ne te cilen eshte perfshire klasa politike, ajo per ndryshimet ne kodin elektoral. Por, me sa duket, deri me tani eshte vetem LSI, ajo e cila shfaq nje gatishmeri te tille, pasi nga selia roze ende nuk ka sinjale te qarta per t'iu pergjigjur pozitivisht nje ftese te tille. Aq me trper qe ende nuk u zhvillua takimi aq shume i kerkuar nga LSI, sa i takon kesaj ceshtjeje, mes kryetareve te grupeve parlamentare, Xhufit dhe Leskaj. PS refuzimin per zhvillimin e ketij takimi e argumentoi me faktin se, perpara uljes ne tryeze per ceshtje teknike, fillimisht duhet te kemi diskutime per te rakorduar qendrimet politike mes ketyre dy partive. Por, nga ana tjeter, nenkryetari i Grupit kuvendor socialist pranoi zyrtarisht humbjen e PS-se ne zgjedhjet e 27 korrikut ne Kashar. Ndryshe nga kryetarja e ketij grupi, e cila e cilesoi kete gare si individuale, deputeti socialist akuzoi se fitorja e PD kishte te bente me aferat korruptive, qe zhvillohen ne kete komune. Per kete arsye, Brace "do te doja t'ju thosha qe, po, ne Kashar, ne kemi humbur. Nuk e shikoj te volitshme te komentoj modelin e zgjedhjeve ne Palermo. Hollesite mund t'i shikoni nga ato shumekateshet qe ndertohen atje".