E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo 3 trajnere ne 45 dite

Dinamo e ketij prag-sezoni eshte per rekord, 3 trajnere ne 45 dite. Trajneri i ri i Dinamos, kroati Zllatko Dalic, u prezantua dje si tekniku i trete i 17-here kampioneve brenda nje periudhe 45-ditore. Fillimisht u prezantua Ilir Daja (28 maj 2008-28 qershor 2008), me pas u emerua me urgjence Marselo Havier Zuleta (28 qershor 2008-15 korrik 2008) dhe pas shkarkimit te argjentinasit, menjehere pas ndeshjes se humbur kunder Modrices ne Tirane, u zgjodh nga presidenti Besnik Sulaj, kroati Zllatko Dalic (16 korrik e ne vazhdim). Duhet te kujtojme edhe se ndihmestrajneri Artan Mergjyshi, zyrtarisht ka qene trajneri i Dinamos ne ndeshjen e dyte te humbur kunder Modrices (1-2) ne Zenica. Dinamo gjate sezonit te kaluar, ku fitoi edhe titullin pas gjashte vjetesh, u drejtua nga dy trajnere: Agim Canaj (deri ne javen e 21-te) dhe Ilir Daja, i cili i dha titullin e dyte ne presidencen e Besnik Sulajt, pas atij te parit (2001-2002) ne drejtimin e Faruk Sejdinit, trajnerit aktual te Bylisit. Per statistike Dalic eshte trajneri i 7 i huaj qe drejton skuadren e Dinamos dhe i 27-i ne gjithe historine e futbollit tone, qe do te "mbreteroje" ne nje pankine shqiptare. Per momentin, 5 jane tekniket e huaj qe drejtojne ne Shqiperi, Bllazh Sliskovic (Tirana), Zllatko Dalic (Dinamo), Sllavko Kovacic (Flamurtari), Dervish Haxhiosmanovic (Kastrioti, Kategori I) dhe Arie Han (Kombetarja shqiptare).

Gjendja te Dinamo post-Champions nuk eshte nder me te mirat. Mesfushori i huazuar te Teuta e ka bere publike zgjedhjen e tij, pritet vetem miratimi i klubit blu. Te Dinamo dy prurjet e reja jane sulmuesi Petricevic dhe mesfushori Zedi Ramadani Nderkohe qe nje objektiv i arritshem, por jo pak i kushtueshem per klubin e Tiranes eshte edhe Arjan Pisha, kapiteni i dinamos kampione. Pas nje oferte joshese, lideri dinamovit ka deshire te bashkohet me Tiranen, e cila tashme e ka dhene si te sigurt ardhjen e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›