Shqiperia ngre flamurin ne Pekin
Shqiperia ngriti flamurin e saj ne Fshatin Olimpik te Lojerave te 29-a Verore “Pekin 2008”. Te 11 sportistet pjesemarres ne Olimpiade, trajneret e pjesemarresit e tjere te delegacionit me te madh sportiv shqiptar, ndodhen ne Pekin. Per Shqiperine, kjo eshte hera e gjashte qe merr pjese ne Lojerat Olimpike, kur per here te pare ka marre pjese ne “Munih 1972”. Vendi yne ne te gjashte olimpiadat (“Munih 1972”, “Barcelona 1992”, “Atlanta 1996”, “Sidnej 2000”, “Athine 2004” e “Pekin 2008”). Ajo ka marre pjese ne shtate disiplina: peshengritje, qitje, atletike, not, mundje, ciklizem dhe xhudo. Ne total jane 31 sportiste, qe kane pjese ne 40 pjesemarrje ne gjashte olimpiada. Gjashte prej tyre, qiteset Shehu, Mata dhe peshengritesit Suli e Gerti Trasha, notarja Marku dhe atleti Collaku kane marre pjese nga dy here. Rekordin e mban Klodiana Shala me tri pjesemarrje: “Sidnej 2000”, “Athine 2004” e “Pekin 2008”.
Ne lojerat Olimpike “Pekin 2008” delegacioni shqiptar do te perbehet ne atletike nga Klodiana Shala, Dorian Collaku (sportiste) dhe Taulant Stermasi, Vaso Selenica (trajnere). Ne not do te perbehet nga Rovena Marku, Sidni Hoxha (notare) dhe Dashamir Bregu (trajner). Sportistet qe pjesemarres qe do te perfaqesojne vendin tone ne mundje do te jene Said Prizreni, Elis Guri (sportiste), Sulejman Hoxha, Besnik Shehu (trajnere) dhe Viron Bezhani (teknik). Ndersa ne qitje do te marre pjese Lindita Kodra (sportiste), Diana Mata (trajnere). Po keshtu ne sportin ku Shqiperia e ka me te mundshme te marre nje medalje, peshengritja, delegacioni jone do te perbehet nga Erkand Qerimaj, Gerti Trasha, Romela Begaj (sportiste) dhe Genc Barkici, Hektor Shaqiri (trajnere). Ndersa ne Xhudo, Edmond Topalli (sportist) dhe Labo Capo (trajner).
Shef i delegacionit shqiptar eshte Fidel Ylli, ne stafin olimpik eshte Kliton Muca, ne kampin rinor Ornela Cuko (gjimnaste) dhe Albi Sorra (boksier), si edhe mjek prane ekipit tone eshte Muahmet Ostreni. Perpos kesaj, kreret me te larte te shtetit gjate takimit te zhvilluar me delegacionin tone per lojerat e Pekinit, u kane siguruar atyre se per cdo medalje te marre ata do te shperblehen. Nderkaq, sportistet u shprehen se do te bejne maksimumin per te dale me rezultate te larta dhe per t’u kthyer ne Shqiperi me medalje, duke qene te bindur se ata jane nje model integrimi per rinine shqiptare.