Skolari: Dua te fitoj te kater trofete
Trajneri i ri i Celsit, Luis Felipe Skolari, i cili me skuadren e tij gjendet neper nje turne ne Azi, ka pohuar se deshiron t'i fitoje te gjitha trofete e edicionit te ardhshem. "Edicionin e kaluar klubi arriti tri vende te dyta. Per kriteret e mia, kjo eshte nje gje shume e madhe", ka theksuar Skolari, i cili ne tete vitet e kaluara ka punuar si trajner i skuadrave kombetare te Brazilit dhe Portugalise. “Kete edicion do te marrim pjese ne kater aktivitete dhe do te bejme perpjekje qe t'i fitojme secilen prej tyre”, ka nenvizuar Skolari, duke menduar per trofete e Liges Premiere, Liges se Kampioneve, Kupen e FA dhe Kupen e Liges. “Kjo do te jete teper e veshtire per t'u arritur, por jo e pamundshme”, eshte shprehur Skolari.