E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Kabineti i fryrë me 35 zv/ministra

 Krahas krizës ekonomike që thellohet, sipas Braçes, qeveria po shpenzon gjithnjë e më shumë.“Pra, për shkak të krizës dhe bizneset, po paguajnë e do paguajnë, cdo orë, më shumë se më parë; Qeveria e kryeministrit Sali Berisha, për shkak të zgjedhjes së saj, po shpenzon pa moral, gjithnjë e më shumë”, theksoi ai. Ai shtoi se qeveria përfundoi emërimin e “zv. ministrave duke kompletuar politikisht një marrëveshje shpërblyese që ndau qeverinë, administratën, nivelin politik dhe tani edhe publik, me përqindje”. “Për shkak të vendimmarrjes politike ne kemi sot 35 zv. ministra, më shumë se në çdo vit e qeveri që prej vitit 1912, në një strukturë ekstremisht jo normale, jo funksionale po aspak shërbyese. Një çetë me njerëz politike e të paaftë, të papërshtatshëm e dallkaukë. Një çetë që kushton shumë por që e paguajnë qytetarët shqiptarë, me qindarkat e tyre të krizës. 140 mln lekë në muaj. 1,6 miliard në vit (rroga, sigurime, dieta, ndihmës, këshilltare, makinë, telefon) për këta 35 vetë”, nënvizoi Braçe. Deputeti socialist, duke krahasuar rrogat e zëvendësministrave, tha se ato janë të barabarta me ndihmën ekonomike të 7000 të papunëve. Braçe tha gjithashtu, se shqiptarët paguajnë sot, 2.3 euro çdo minutë vetëm për 35 zv. ministrat.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›