E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Ruka: Në tryezën e dialogut Rama dhe Berisha

Deklarata është bërë nga deputeti Ethem Ruka, i cilia ka theksuar se kjo tryezë pranohet nga PS-ja, vetëm duke qenë të pranishëm Edi Rama dhe Sali Berisha dhe jo në nivele më të ulëta.“Kjo tavolinë duhet të ulë përballë zotin Edi Rama, kryetar i PS  dhe zotin Sali Berisha, kryetar i PD dhe kryeministër i vendit. Një tavolinë me nivele më të ulëta se drejtuesit e këtyre dy partive nuk do të ishte e pranueshme as për ne, por  besojmë  as edhe për faktorin ndërkombëtar, madje nuk do ti shërbente zgjidhjes së krizës, e cila është konfirmuar tashmë edhe ndërkombëtarisht”, u shpreh ai gjatë një konference për mediat. Deputeti Ruka akuzoi Partinë Demokratike se po dëshmon vullnet negativ për pjesëmarrjen në këtë tavolinë dialogu, ndërsa ka inkurajuar Presidentin Topi për organizimin e kësaj tavoline.  Ai ka paralajmëruar se do të rinisin protestat popullore për hapjen e kutive.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›