E Diel, 1 Nëntor 2026

Brace: Kandidat, vihen emrat qe do Klosi

Ne kongresin e Partise Socialiste nuk kane munguar debatet per zgjedhjen e kandidateve per anetare te Asamblese. Debati me i ashper dhe me tone te larta ka qene ai mes deputetit Erion Brace dhe sekretarit organizativ, Blendi Klosi, per procesin e perzgjedhjes se kandidateve. Reagimi i deputetit Brace ka ardhur pas perjashtimit te dy prej kandidaturave per anetare te Asamblese Kombetare. Edhe pse Brace e ka cilesuar si sukses kongresin, pakenaqesia e tij ka shperthyer hapur, teksa ka thene se drejtuesit i kane vene emrat sic duan. "Mungojne dy emra nga Berati, te cilet nuk i kini vene ne liste. Na thoni: "Hajde propozoni", pastaj vini emrat qe iu do qejfi",- ka thene Brace. Nderkohe qe Klosi ka thene se nje prej kandidateve nuk mund te futej ne liste se ishte sekretar i partise ne Berat. Ndersa per kandidaturen tjeter, nuk ka dhene sqarime. Pasi Brace ka ngritur zerin ne salle duke i kerkuar llogari Klosit, shqetesimet kane shperthyer edhe nga delegatet e Tropojes dhe te Elbasanit. Drejtues te PS-se ne keto dy qytete kane deklaruar se dhe emrat qe ata kane propozuar mungojne. Pas nje debati disa minutash, ka qene kreu i Asamblese Kombetare te PS-se, Gramoz Ruci ai qe ka vene qetesi ne salle. Nderkohe qe Brace e ka shprehur hapur pakenaqesine duke thene: "Ne kot propozojme, vihen vete emrat qe do Klosi". Nderkohe procesi i votimit ka vazhduar deri ne oret e vona te nates, sot pritet te dalin dhe emrat e Asamblese se re Kombetare, te cilet me pas, do te zgjedhin strukturat e tjera drejtuese.

Debati Brace-Klosi

Bracja: Mungojne dy emra nga Berati, te cilet nuk i keni vene aty. Na thoni: "Hajde propozoni", pastaj vini emrat qe u do qejfi.

Klosi: Njeri eshte sekretar dhe nuk vihej.

Brace: Keto jane justifikime te kota.

Delegat nga Tropoja: Edhe nga Tropoja, mungojne kandidatet qe propozuam.

Brace: Vihen vetem emrat qe do Klosi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›