E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami: Kosova, nje hap me afer integrimit euroatlantik

Ministrat e mbrojtjes nga vendet e rajonit, jane takuar ne Kosove, ne qytetin e Pejes, ne nje konference te organizuar nga Ministria e Forces se Sigurise se Kosoves. Ne kete konference kane qene pjesemarres ministrat e Mbrojtjes se Shqiperise, Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi, Kroacise, Sllovenise, si dhe perfaqesues nga Komanda e SHBA-ve per Evropen dhe NATO-n, ndersa Serbia nuk ka marre pjese, megjithese ishte e ftuar. Konferenca eshte realizuar me ftese te ministrit te Forces se Sigurise se Kosoves, z.Agim Ceku dhe eshte e para e ketij lloji qe zhvillohet ne nivel ministrash te Mbrojtjes se vendeve te rajonit. Ne hapje te konferences, kreret e shtetit thane se Kosova eshte e interesuar qe ne kuader te nismave rajonale te kontribuoje per paqen e stabilitetin ne rajon, edhe me angazhimin konkret te FSK-se ne operacione. Ministri i Mbrojtjes Shqiptare, z. Arben Imami, gjate fjales se tij, e cilesoi kete takim nje hap te rendesishem dhe domethenes per aspiraten integruese euroatlantike te Kosoves. "Duke pasur parasysh te gjithe mbeshtetjen qe Aleanca e Atlantikut te Veriut i ka dhene ne vijimesi ketij shteti te ri te Evropes, duke pasur parasysh mbeshtetjen pa rezerva nga SHBA, si dhe mbeshtetjen e vendeve te rajonit, te gjithe ne shpresojme qe kjo rruge do te jete sa me e shkurter",- tha Imami. Ne perfundim te dites se pare te punimeve, ministrat e Mbrojtjes kane nenshkruar nje deklarate te perbashket, ku thuhet se eshte arritur qellimi per bashkepunimin bilateral, rajonal, dhe euroatlantik, ne fushen e sigurise, si dhe ne fushen e pergjigjeve ndaj emergjencave civile. Ne kete deklarate po ashtu, thuhet: "Nese duam te maksimizojme efikasitetin ne keto fusha, ne duhet qe ne menyren me te mire te mundshme, te koordinojme kapacitetet e secilit vend te interesuar". Ndersa Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga, e pranishme ne ceremonine e hapjes se takimit, tha se shkembimi i pervojave dhe gjetja e formave me te mira te bashkepunimit jane ne interes te te gjitha vendeve dhe qytetareve te rajonit. Ajo ka rishprehur qellimin e Kosoves, qe ashtu si i tere rajoni, te integrohet ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO. Nga ana tjeter, kryeministri i Kosoves, Ashim Thaci, vleresoi se konferenca dergon mesazhin per te ardhmen e Kosoves, por edhe te rajonit, ndersa shtoi se Republika e Kosoves eshte dhe gjithmone do te jete partner serioz per paqe dhe stabilitet ne rajon. Ne fund te kesaj konference u shpreh gatishmeria se ministrat e vendeve pjesemarrese do te mbeshtesin vullnetin e popullit dhe institucioneve te Kosoves, per t'u anetaresuar ne strukturat e mbrojtjes dhe sigurise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›