E Diel, 1 Nëntor 2026

Brace Keshtu PS rrezikon te humbase dhe zgjedhjet lokale Qamil Xhani

Kryesia e Partise Socialiste ka vendosur qe te delegoje kryetarin e Asamblese Kombetare Gramoz Ruci per te zgjidhur problemin qe ka ne seline roze ne Qarkun Berat. Letra ankese e deputetit Erion Brace per situaten ne degen e PS-se ne Berat ka qene dje objekt i mbledhjes se Kryesise se Partise Socialiste. Ndryshe nga rasti i deputetit Vangjel Tavo drejtuesit e PS-se kane vendosur qe situata ne Berat te diskutohet ne menyre me emergjente dhe eshte kerkuar qe te shmangen debatet e padobishme. Burime nga Kryesia e PS-se thane dje per gazeten se ne letren e tij deputeti i PS-se Brace ngrinte nje sere ceshtjesh qe kane te bejne me funksionimin e selise roze ne kete qark dhe pergatitjen per zgjedhjet e ardhshme vendore. Njerez te Partise Socialiste me pushtet ekonomik po percajne Partine Socialiste te Beratit dhe rrezikojne humbjen e zgjedhjeve lokale ne kete qark shkruhet ne letren e deputetit socialist drejtuar kryesise se PS-se. Ne kete menyre Brace ka kerkuar nderhyrjen e drejtuesve te PS-se per normalizimin e gjendjes. Kryetari i PS-se Edi Rama ka kerkuar qe ceshtja te shihet me seriozitet dhe per kete qellim ka deleguar Gramoz Rucin qe te njihet me problemet e parashtruara nga Brace ne letren e tij. Burime nga selia roze thane se pritet qe kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruci pritet te shkoje sot ne Berat se bashku me deputetet e tjere Erion Brace Fidel Ylli Marko Bello dhe Ermonela Felaj. Problemi ne Qarkun e Beratit lidhet me zgjedhjen e kryetarit te ri te PS-se se rrethit kur problemet me votimet kane ndare dhe elektoratin mbeshtetes te deputetit Erion Brace dhe deputetit tjeter socialist Fidel Ylli. Nderkohe qe Brace kishte akuzuar se krere vendore vepronin per interesa te caktuara madje kishte akuzuar se kane shitur dhe vota te PD. Ne mbledhjen e Kryesise qe ka zgjatur rreth 1 ore e 30 minuta drejtuesit e PS-se kane diskutuar per situaten politike aktuale dhe miratimin e nje axhende te opozites. Zedhenesja e Kryesise se PS Mimi Kodheli tha per mediat pas perfundimit te takimit se Kryesia ka vendosur qe me daten 12 nentor te zhvillohet dhe Asambleja Kombetare e PS. Do te diskutohen dy ngjarje te rendesishme. Sic jane ato qe priten ne daten 8-9 nentor dhe padyshim te diskutohet lidhur me cfare ka ndodhur ne jeten politike te vendit ne kete periudhe. Si dhe me strategjine qe PS do te ndjeke ne punen e saj ne vazhdim-tha Kodheli. Pritet qe pas mbledhjes se Asamblese Kombetare te PS-se ne 12 tetor te caktohet dhe data me e afert per nisjen e protestave ne gjithe vendin. Pjese e vendimeve te Asamblese Kombetare do te jene dhe zhvillimet politike dhe qendrimi per zgjedhjet vendore.

Debati
Brace Njerez te Partise Socialiste me pushtet ekonomik po percajne Partine Socialiste te Beratit dhe rrezikojne e humbjen e zgjedhjeve lokale ne kete qark.
Rama Z.Ruci do te shkoje personalisht ne Berat dhe te shikoje gjendjen qe parashtron Erjoni ne letren drejtuar Kryesise.
Haxhiymeri Sme ka lajmeruar njeri per mbledhjen
Pavaresisht vendimeve qe ka marre dje Kryesia e Partise Socialiste jo te gjithe anetaret e saj kane qene te informuar mbi zhvillimin e mbledhjes. Sekretarja per Shoqerine Civile dhe Shanset e Barabarta tha dje per gazeten se nuk ka qene e informuar mbi zhvillimin e mbledhjes duke e cilesuar kete si nje selektim qe iu eshte bere anetareve te kryesise dhe sekretareve qe jane pjese e ketij institucioni vendimmarres. Une nuk jam njoftuar per takimin e sotem sepse prej kohesh Rama i ka larguar njerezit qe mendojne ndryshe nga ai dhe qe skane frike ti thone mendimet e tyre per drejtimi e PS tha Haxhiymeri. Ajo ka theksuar se pozicioni i saj si sekretare ne parti e ben te domosdoshem informimin per pjesemarrjen ne mbledhjet e strukturave te nivelit te tille. Ajo ka shtuar se ky eshte nje lloj largimi nga strukturat e partise pa marre me pare asnje vendim sipas statutit. Nga ana tjeter jo pa ironi Haxhiymeri e ka lidhur mungesen e saj dhe me marredheniet personale qe ka ndertuar kreu i PS-se me anetaret e partise. Nuk me njoftoi njeri. Sic duket nga qe sisha ne dasme dhe i ka mbetur qejfi Rames qe si bera dhurate-tha dje Haxhiymeri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›