E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS braktis seancen Svotojme ligje Rozeta Rapushi

Debat ne Kuvend per shtyrjen e votimit te anetareve per Gjykaten Kushtetuese dhe mos realizimin e interpelancave te kerkuara nga opozita per anetaret e qeverise. Deputetet socialiste akuzuan dje kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli per shkelje te rende te rregullores Kushtetutes dhe ligjeve pothuajse ne cdo seance. Arsye keto qe i cuan me pas ne braktisjen e procesit te votimit te projektligjeve ne rendin e dites. Ne cdo seance plenare po ndeshemi me shkeljen e Kushtetuten. Eshte data 4 nentor duhet te jete paraqitur ne 1nentor ligji per buxhetin e shtetit. Ju nuk keni ushtruar detyren te kerkoni llogari pse nuk eshte paraqitur. Perpos kesaj beni edhe oferte ti miratojme keto dhe pastaj Avokatin e Popullit ta miratoje opozita u shpreh deputeti socialist Namik Dokle. Ndersa ne emer te grupit socialist Gramoz Ruci i kerkoi sqarime Topallit se pse ne rendin e dites nuk eshte percaktuar votimi per kandidatet per anetare te Gjykates Kushtetuese. Pse po shkelni rregulloren duke mos sjelle emrat qe keni muaj qe i diskutoni per votim. Sillini dhe te dielen por duhet brenda javes. Perse nuk ka ardhur buxheti dhe pse nuk zhvillohen interpelancat e kerkuara nga deputetet socialiste kerkoi Ruci. Ne pergjigje te akuzave te bera kryetarja e Kuvendit Topalli tha se ne asnje rast nuk behet fjale per shkelje te rregullores apo Kushtetutes. Une kam nje dosje per kerkesat qe jane bere per interpelance dhe ato do te zhvillohen sa me shpejt. Per buxhetin e shtetit ai ka tjeter kalendar qe sapo te vije ne Kuvend ne do ta miratojme kalendarin e diskutimit te tij ne komisione. Ndersa per sa i perket kandidateve per Gjykaten Kushtetuese nuk eshte perfunduar ende relacioni i Komisionit te Ligjeve per ta. Sapo te perfundoje do ti diskutojme u pergjigj Topalli duke shtuar se per sa i perket kandidateve per anetare te Gjykates Kushtetuese ka edhe nje leter nga kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi per shtyrjen e votimit sa te merret pergjigje per interpretimin e kerkuar nga Gjykata Kushtetuese per procedurat e emerimit te tyre. Te njejtin sqarim u mundua te jape edhe kreu i grupit demokrat Patozi i cili tha se opozita ben debat per emrat e anetareve te Gjykates Kushtetuese dhe as qe nuk do tia dije per Gjykaten Administrative qe nuk e voton. Ju vini si dele ketu per disa emra dhe nuk votoni Gjykaten. Por cfare deputetesh jeni qe nuk sensibilizoheni per vizat po viheni ne sherbim te interesit te kryetarit tuaj. Do ju ftoja sinqerisht ti shikoni ofertat tona qe nuk kane lidhje me pazare u shpreh Patozi. Pavaresisht pergjigjeve dhe debatit opozita braktisi procesin e votimit ne seancen e djeshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›