Policia sekuestron 101 milione dollare amerikane te falsifikuar hyne nga Maqedonia
Nje sasi prej 101 milione dollaresh ne prerje nje milioneshe eshte bllokuar nga antikrimi financiar dhe Task Forca e Durresit ndersa po tentohej te hidhej ne tregun valutor vendas. Monedha e cuditshme nuk ekziston ne qarkullim. Nje prerje e ngjashme eshte nxjerre nga perdorimi dhjetera vjet me pare por se fundmi eshte shfaqur ne Durres dhe qe per policine eshte e falsifikuar. Sekuestrimi eshte kryer gjate operacionit te koduar Ceku 1 milion. Ky eshte rasti me shifren me te madhe te parave te falsifikuara te kapura nga policia. Burime zyrtare te Drejtorise se Policise se Qarkut bene te ditur se 3 prej arrestuarve jane shqiptare me banim ne Maqedoni ndersa 2 te tjeret jane banues ne qytetin e Shkodres. Dollaret sherbenin per transaksione bankare. Ne pranga kane rene shtetasit Edmon Temali 41 vjec e Nesti Rekaj 34 vjec nga Shkodra Zaim Bajrami 33 vjec Isli Bajrami 57 vjec dhe Nasim Zeneli 47 vjec shqiptare me banim ne Maqedoni. Sipas burimeve forcat e policise i kane ndaluar poseduesit e vlerave te medha financiare ne lagjen nr.13 pikerisht ne zonen e plazhit 4 km ne jug te qytetit bregdetar. Ne cilesine e provave materiale jane sekuestruar dollaret te vendosur ne disa canta si dhe dy automjete nje Benz me targa SH 3663 E dhe nje Volkswagen me targa te huaja.
Policia beri te ditur se dollaret fals jane stampuar jashte Shqiperise dhe jane sjelle ne vendin tone nepermjet Maqedonise. Burime te rezervuara bejne te ditur se dollaret mund te perdoreshin neper kazino ose aktivitete te tjera te lojerave te fatit.