E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Greqi hyjne cdo dite 300 imigrante nga Afrika Lindja e Mesme dhe Azia

do vit qindra mijera imigrante largohen nga vendet e tyre drejt Evropes ne kerkim te nje jete me te mire. Shume prej tyre hyjne ne Bashkimin Evropian ilegalisht me shpresen se do tu shpetojne kontrolleve.

Shume prej tyre e kalojne detin Mesdhe me barke nga Afrika. Por gjate muajve te fundit ka patur nje fluks imigrantesh te cilet hyjne nga kufiri mes Turqise dhe Greqise.

Hisotria e dy prej tyre eshte historia e njejte me ate te qindra te tjereve.

Per Abdul Samat dhe Nabir Hamad ishte nje udhetim i gjate me teper se 6 mije kilometra i cili filloi ne Bangladesh. Me ne fund ata mberriten ne Greqi te raskapitur.

Per te arritur deri ketu kaluam nga India Pakistani Irani dhe Turqia. Udhetimi zgjati 20 dite ishte teper i veshtire dhe nuk kishim ushqime. - thote Abdul Samati

Menjehere pasi hyne ne Greqi Samatin dhe Hamadin i arrestuan. Por ashtu si imigrante te tjere qe u strehuan ne Aleksandropulis 10 km larg kufirit turk ata i liruan pasi qendrat e ndalimit per imigrantet jane plot. Pra ata qelluan me fat.

Thuajse te gjithe imigrantet pa dokumente qe hyjne ne Evrope rreth 300 ne dite nga Afrika Lindja e Mesme dhe Azia kalojne lumin Evros qe ndan Turqine me Greqine dhe ku nuk ka roje te mjaftueshme qe ti pengojne. Me te mberritur ne Greqi imigrantet ndodhen tashme ne Bashkimin Evropian.

Por kalimi eshte i veshtire. do vit qindra imigrante vdesin gjate perpjekjeve te kalimit. Shume prej tyre perfundojne ne nje varr masiv per imigrantet myslimane prane kufirit.

Askush nuk e di identitetin e njerezve te varrosur atje. Familjet ne vendet e tyre nuk dine gje per fatin e tyre.

Vaxhid Sharifi eshte refugjat afgan i cili e kaloi Lumin Evros per te hyre ne Greqi 4 vjet me pare. Ai iu tregoi sutoritetev per varrin masiv.

Njerezit qe jane varrosur ketu dikur kishin enderr te vinin ne Evrope per nje te ardhme me te mire por u mbyten duke kaluar lumin ose ngaqe shkelen mbi mina ne kufi. - thote ai

Ne mbare luginen jehon zeri i faljeve nga fshati Sidiro me banore myslimane. Myftiu i xhamise se fshatit ka qene i pranishem ne varrimet. Ai thote

Ka shume varre te tjera masive si ky ne fshatin tone. Varrezat kudo ne Alexandropulis jane plot

Per ata qe arrijne te shpetojne gjate udhetimit beteja per te filluar nje jete te re ne Evrope eshte vetem fillimi.

Per imigrantet qe kerkojne strehim politik jepet fillimisht ajo mqe quhet Karta e Kuqe. Karta i lejon ata te qendojne ne Greqi ndersa vazhdon procesi i shqyrtimit te dokumenteve. Por Karta e Kuqe duhet rinovuar cdo muaj dhe radha per rinovimin eshte e gjate. Rreth 45 mije raste jane ne shqyrtim e siper.

Amir Hosein eshte nga Irani dhe kerkon strehim politik. Ai ben pjese ne nje grup qe ngriten nje kamp per protesta ne Athine. Nje pjestar i grupit sapo ka marre pasaporte greke pasi ai dhe 5 te tjere hyne ne greve urie.

Ne u kerkojme te gjitha qeverive te botes te na e degjojne zerin. A do te presim qe femijet tane 6-7 vjecare te mbyllin gojen si ne deri sa ti kushtohet me teper vemendje kerkesave tona

Nderkohe shume imigrante luftojne per te mbijetuar neper rruget e Athines ku neofashistet shpesh i rrahin neper rruge.

Agjencia e OKB-se per Imigrantet thote se gjendja aktuale eshte nje krize humanitare dhe i ka bere thirrje qeverise greke ta reformoje procesin e dhenies se azilit.

Derisa kjo te ndodhe shume imigrante do te vazhdojne te shikojne se enderra e tyre ka vdekur ne keto rruge te lashta te Greqise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›