Braçe: Krenar për PS-në, që është parti demokratike, jo ndërmarrje private si e Saliut dhe Ilirit
Deputeti socialist, Erion Braçe, duke komentuar procesin e votimit të anëtarëve të Partisë Socialiste për zgjedhjen e delegatëve në Kongresin e 5 nëntorit, është shprehur i kënaqur me procesin.
Braçe ka thënë se ky proces tregon se Partia Socialiste është një parti e hapur dhe demokratike, duke qenë se vota e anëtarësisë bën dallimin.
Gjë që sipas Braçes, nuk ndodh në partitë ndërmarrje të Saliut, Ilirit apo Fatmirit.
Vota e anëtaresisë është ajo që bën diferencën mes partive. Që i dallon dhe i ndan në: parti demokratike-institucionale dhe parti private-individuale. Deri tani, në Berat, nga qyteti në çdo komunë, kam parë qindra socialistë që votojnë lirisht, paqësisht, zgjedhin dhe zgjidhen! Kjo është Partia më e madhe në vend, më demokratikja! Partia e socialistëve, jo ndërmarrja private e Saliut, Ilirit, Fatmirit etj.