E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Tek PS, kush nuk di çtë bëjë me lirinë, ankohet për mungesën e saj

Share

Edi Rama u është përgjigjur atyre që thonë se në Partinë Socialiste nuk ka liri, në ditën kur të gjithë anëtarët e PS-së votojnë për të zgjedhur anëtarët e Kongresit, gjë që, sipas Ramës, tregon nivelin maksimal të demokracisë.

Teksa PS voton demokratikisht Kongresin, një fjalë për ata që thonë ska liri në PS: Kush sdi çtë bëjë me lirinë, ankohet nga mungesa e saj, ka shkruar Rama në adresën e tij personale në Twitter.

80 mijë anëtarë të PS-së votuan gjatë ditës së sotme për të zgjedhur 900 anëtarët e Kongresit të 5 nëntorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›