KESH: Pritet dimër i vështirë
Ndonëse dimri me temperaturat e ulëta ka trokitur, situata hidrike për muajt ne vijim nuk paraqitet optimiste. Nëse thatësira qe ka karakterizuar këtë vit do te vijoje, atëherë sytë do te jene nga importi, për te garantuar furnizimin me energji te popullatës. Ne një interviste për Vizion Plus drejtori i Korporatës Elektroenergjetike, Engjell Zeqo, thotë se prurjet ne kaskade janë te ulëta pasi reshjet janë ndërprere qe ne 27 dhjetor te 2010-ës. Pas kësaj situate, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ndodhet ne një gjendje te vështirë financiare. Importi gjate këtij viti ka renduar me tej financat e saj, ne kushtet kur qe nga 15 janari i këtij viti është ndalur edhe eksporti i energjisë elektrike. Ne këto kushte KESH kërkon një rritje te larte te çmimit te energjisë. Një kërkesë e tille nëse miratohet nga Enti Rregullator do te jete një kosto e madhe mbi konsumatoret familjare. Megjithatë, burime nga Enti bëjnë te ditur se ne muajin dhjetor, kohe kur do te merret vendimi, rritja e energjisë për popullatën do te jete minimale.