Meta: Çështja Lavitola nuk ekziston. Repubblica duhet të më paguajë 50 mijë euro
Share
Edhe pse implikimi i Ilir Metës me sekserin italian, Lavitola, përbën një skandal të madh, që ka përfshirë Italinë dhe Shqipërinë, Ilir Meta ka deklaruar sot nga Shkodra se kjo çështje nuk ekziston.
Në fakt, kjo çështje ekziston dhe ka tronditur Italinë, aq sa është vënë në diskutim serioz edhe posti i ministrit të Jashtëm italian, Franko Fratini.
Në vend që tu përgjigjej akuzave aktuale të gazetës prestigjioze dhe më të madhe italiane, La Reppublica, Meta ka kërkuar 50 mijë euro nga La Repubblica, për një gjyq që thotë se e ka fituar disa vite më parë.