Favoritët për postet e zv/ministrave dhe prefektëve të rinj, ata që nuk u bënë dot deputetë
Kryeministri i ardhshëm i vendit Edi Rama, ka vendosur të përfshijë në pozicione të rëndësishme në qeverinë e tij kandidatët për deputetë socilistë që gjenden në listë menjëherë pas atyre që kanë fituar mandatin .
Burimet nga selia rozë , bëjnë të ditur për gazetën Shqip, se aktualisht mes Ramës dhe kandidatëve për deputetë që gjenden menjëherë pas fituesve në lista kanë nisur negociatat për shpërndarjen e posteve të rëndësishme në ekzekutiv , siç janë zëvendësministrat, drejtuesit e agjencive qendrore dhe po kështu perfektët e qarqeve .
Po kështu ,Rama është duke diskutuar në lidhje me deputetët e rinj, të cilët do të jenë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste si pasojë e lënies së mandatit nga ana e 19 ministrave të kabinetit të tij qeveritar.
Nga ana tjetër aleatët kanë theksuar se i kanë dërguar kryeministrit të ri kërkesat e tyre për ndarjen e pushtetit, por ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigjie në lidhje me to.
Kryetari i Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë , Mark Frroku, ka theksuar se kjo parti pret të përfaqësohet në qeverinë e re minimalisht me një zëvendësministër dhe po kështu me një perfekt,pa llogaritur postet e tjera në nivel lokal që do të përfitonte si pasojë e marrëveshjes parazgjedhore me PS-në.