Brace Nuk ka kohe per ndryshime te zonave. Do te vijoj te jem ne Berat
Problemi i Beratit duket se do te gjeje nje zgjidhje te ndermjetme pa imponuar qe aty largimin e Erjon Braces. Takimi i para disa diteve i te derguarave te Kryesise ne kete qytet i shoqeruar me kundershtimin e socialisteve te kesaj dege per delegimin e Braces ne Korce ka dhene nje sinjal qe e ve ne pikepyetje zbatimin e tij. I pyetur nga gazeta Shqip deputeti socialist ka sqaruar ate qe ka ndodhur duke rikonfirmuar edhe njehere qendrimin e tij per te mos levizur nga zona e tij. Ne takimin e Beratit nuk ka ndodhur ndonje gje problematike. Aty kam qene edhe une se bashku me sekretarin per burimet njerezore Armand Subashin sekretarin organizativ Blendi Klosin dhe te derguarin e Kryesise Namik Doklen ne nje detyre qe une nuk e kam te qarte. shte zhvilluar takimi normalisht dhe mes socialisteve ka pasur edhe prej tyre qe kane kerkuar qe une te vijoj te jem i deleguar ne zonen e Beratit. Krahas kesaj une dua te shtoj se per te bere ndryshime te tilla nuk ka realisht edhe kohe meqenese tanime riorganizimi lidhet me procesin e ardhshem zgjedhor tha Brace. Duke qene prezent ne takim ai ka mohuar ekzistencen e ferkimeve te forta mes te derguarve te Kryesise dhe perfaqesuesve te deges se Beratit te cilen e vleresoi si me te organizuaren ne shkalle vendi. Pertej kesaj ajo qe pritet te ndodhe behet e njohur nga vete Brace i cili le te kuptohet se do te mbetet ne Berat qofte edhe vetem si deputet i zones. Dega e Beratit eshte me e organizuar ne vend dhe kete e deshmon edhe pjesemarrja ne takim ku ishin rreth 240-250 socialiste. Une do te vijoj te jem afer zones sime si deputet i saj dhe perfaqesues i atyre qe me kane zgjedhur tha anetari i Kryesise se PS-se. Perkundrejt ketij qendrimi te vendosur dhe te perseritur shtrohet natyrshem pyetja rreth zbatimit ose jo te vendimit te Kryesise se PS-se per te bere riorganizimin qe konsiston edhe ne ndryshimin e zonave te delegimit per deputetet dhe anetaret e Asamblese Kombetare. Ne mjaft prononcime te te zgjedhurve socialiste apo edhe sekretareve te saj eshte nenvizuar nevoja e zbatimit te vendimit dhe karakteri i detyrueshem i tij por ne rastin e Beratit nje gje e tille nuk po duket se mund te behet praktike. Konfirmim pozitiv apo negativ per kete rast do te sherbeje takimi qe sekretariati i selise roze do te mbaje me degen e Korces ne kuader te procesit prezantues qe po zhvillohet me te gjitha rrethet. Prezenca ose jo e Erjon Braces aty do te jete nje mesazh kuptimplote per peshen qe qendrimi i tij i deritanishem do te kete edhe ne vendimmarrjen e metejshme te tijen por edhe te Kryesise socialiste. Nje mungese mundet fare mire te nenkuptoje veton zyrtare te deputetit ndaj listes se prezantuar ne Asamble duke vene ne krize materializimin e saj ne praktike pune. Nga reagimi i forumit socialist per rrjedhoje do te varet edhe qendrimi i te deleguarve te tjere qe jane jo shume te kenaqur por qe per momentin mbeten ne heshtje. Nje prani e Braces me siguri do ti jepte fund ketij debati.