E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqen imunitetet e tre deputeteve. Mungon Berisha. Topalli Ina Rama ne listen e PS

Procesi Ne seancen e djeshme nuk ishin deputetet Blushi Harasani dhe Malaj. Meta nuk voton

Kryeministri Sali Berisha nuk ka qene prezent ne procesin e votimit te heqjes te imunitetit te tre deputeteve te PS-se Taulant Balla Tom Doshi dhe Besnik Baraj. Kreu i mazhorances nuk ka preferuar te jete i pranishem per te shmangur ndonje perplasje mes paleve per ngjarjen tragjike te 21 janarit. Procedura ka nisur me leximin e raportit nga deputeti i PD-se Viktor Gumi i cili beri te ditur se Keshilli i Rregullores ishte pro heqjes se imunitetit te tre deputeteve. Me pas ka vazhduar procesi i mbajtjes se qendrimeve te tre deputeteve per kerkesen e prokurorise per heqjen e imunitetit te tyre. Kryeparlamentarja Topalli ka hedhur per votim emrin e Taulant Balles per votim ku pro heqjes se imunitetit kane votuar 118 deputete. Kunder kane qene 8 deputete ndersa 2 te tjere kane abstenuar. Pro heqjes se imunitetit te Tom Doshit kane qene 116 deputete ndersa 9 votuan kunder 4 abstenuan dhe 1 prej tyre nuk preferoi te votonte. Socialisti Besnik Bare ishte i vetmi deputet per te cilin koleget e te dyja kampeve ishin kunder heqjes se imunitetit. Kunder heqjes se imunit parlamentar ishin 19 deputete ndersa 3 te tjere abstenuan. Pro ishin 107 parlamentare te majte dhe te djathte. Ne kete proces votimi pervec Berishes ra ne sy mosprezenca e deputeteve te tjere si socialistet Ben Blushi Arben Malaj dhe Andis Harasani. Ndersa nga e djathta ka munguar ministri Fatmir Mediu i PR-se. Socialisti Blushi ka mberritur me vone duke votuar per projektligjet e tjera qe ishin parashikuar ne rendin e dites. Votimi ka qene i fshehte por nga lart eshte verejtur se ish-zevendeskryeministri Ilir Meta nuk ka preferuar te votoje per asnje nga tre emrat e propozuar nga Kryeprokurorja Ina Rama. Pas ketij votimi deputeti i PS-se Tom Doshi eshte larguar nga seanca.

Debatet jashte rendit

Diskutimet jashte rendit te dites mes socialisteve dhe demokrateve te cilet u zhvilluan pas heqjes se tre imuniteteve jane fokusuar ne ngjarjet e 21 janarit. Deputeti i PD-se Gent Strazimiri ka deklaruar se asnje nga tre deputetet nuk ka faj pasi prokuroria i ka thirrur per te mos dale e verteta. Personalisht jam dakord me tre deputetet asnje prej atyre nuk ka faj. Asnje nuk mund te shqetesohet sepse prokuroria i ka thirrur pikerisht per te mos dale tek e verteta tha Strazimiri.

Deputeti i PD-se Fatbardh Kadilli tha se Edi Rama i shiti keta tre deputete por duhet qe prokuroria te hetoje liderin e PS-se per ngjarjen e 21 janarit. Nga ana tjeter deputetet e opozites kane deklaruar se Prokuroria duhet te propozoje heqjen e imunitetit te Kryeministrit Sali Berisha dhe te kerkoje hetim dhe ndaj ish-ministrit te Brendshem Lulzim Basha. Deputetja Ardiana Gjoni u shpreh se PS-ja ende nuk ka degjuar keshillen e mikut te shqiptareve ambasadorit amerikan per te kerkuar falje per ngjarjen e 21 janarit. Ndersa deputetja Felaj tha se pavaresisht se Jozefina u mundua ta fshehe duke recituar kenge me ate shqip-italishten e saj provat i keni para syve. Pas varrimit te Hekuran Dedes dhe Ziver Veizit kam dashur me shume se nje here ti them Ina Rames. Mos u shkurajo. Mos u terhiq se je me te drejte. Sot kam mundesi tia them publikisht. Ina Rama perdor te gjithe fuqine qe te jep ligji mbi kedo qe guxoi te godase mbi njerezit e popullit te tij. Perball me ligjin te gjithe ata qe urdheruan vrasjet. Ndersa kryeparlamentarja reagoi ndaj qendrimit te deputetes socialiste Ermonela Felaj. Te jesh e bindur se Ina Rama pas mbarimit te mandatit do te jete ne listat e ardhshme te PS-se ndersa ti te jesh e bindur qe nuk do te jesh ne keto lista replikoi Topalli ndaj socialistes Felaj. Diskutimet e deputeteve jashte rendit te dites u fokusuan me teper edhe ne qendrimet me te fundit te ambasadorit amerikan Arvizu. Seanca e djeshme ndryshe nga heret e tjera ka zgjatur me pak se tri ore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›