E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush i vrau 4 qytetaret e pafajshem

Fjalimet

Tom Doshi
Vetem nje frikacak asht i pabese. Dhe vetem nje i pabese si Sali Berisha mundet me vra popullin

Jam tesh 7 vjet ne opozite me kolege te tjere dhe kam pranu demtimin e madh te biznesit tim nga gjobat qe mi ka pre Sali Berisha. Ta harroje Sali Berisha se mund te mposhtin me keto shantazhe qe vetem nje burracak si Berisha kryeminister mund te perdore kunder kundershtareve te vet politike. E vetmja fuqi qe i druhem asht Zoti Sali Berishen e njoh per frikacakun ma te madh qe ka Shqiperia. Vetem nje frikacak asht i pabese. Dhe vetem nje i pabese si Sali Berisha mundet me vra popullin e vet te paarmatosur qe proteston per te drejtat e veta kunder nje qeverie te korruptuar sic i ka vra me 21 janar. I paburre e i pabese ma i madh nuk ka dale ndonjehere ne historine e Shqipnise. Sali Berisha e ka fajin edhe per provokimin e turmes me 21 janar. Sali Berisha e ka fajin edhe per pushket qe u qiten kunder turmes. Sali Berisha e ka fajin edhe per tytat e nderruara te armeve. Sali Berisha e ka fajin edhe per serverin e Kryeministrise qe asht fshi. Sali Berisha duhet me u hetu i pari per krimet qe i ka ba popullit vet. Po te ishte burre sdo i kishte ba keto faje. Po ai burre sasht dhe prandaj burrnisht une i tham sot se nje dite do pergjigjet per gjithe te zezat qe i ka ba ketij populli.

Besnik Baraj
Cili shqiptar ka sigurine dhe garancine qe gjurmet e gishtave te tij qe i disponon shteti shqiptar sot

Kolege te nderuar Ju doni organizatoret e dhunes i keni ne Kryeministri i keni ne qeveri mos i kerkoni armiqte jashte Shqiperise. Kryeministri nuk mund ta duronte ate vale te pamat njerezish qe protestonin. Qeveria nuk mund ta gelltiste kete deshmi te gjalle te mases se popullit kunder saj. Por krimi ku eshte perfshire qeveria eshte akoma me i rende me shqetesues per kedo qe jeton ne Shqiperi. Strukturat qeveritare provohet se perfshihen ne fshehjen e gjurmeve te vrasjeve atehere cfare besimi mund te kene shqiptaret tek ky shtet Cili shqiptar ka sigurine dhe garancine qe gjurmet e gishtave te tij qe i disponon shteti shqiptar sot nuk vendosen ne vendin e nje krimi te kryer nga po vete shteti. A ka te drejte familja e Kosta Trebickes te dyshoje se Kosta u zhduk po nga duar kriminale te ngjashme me ata qe bene 21 janarin A ka te drejte familja e deputetit Xhindi te mendoje se jane keto duar kriminale qe moren jeten e tij A ka te drejte familja e Remzi Hoxhes te dyshoje se pervec vrasjes se Remziut jane po keto duar kriminale qe pengojne protagonistet e zbardhjes se ngjarjes A kane te drejte familjaret e gjykatesit Konomi ne Vlore te mendojne se jane po ato duar kriminale qe lakmojne prona pa fund te kene shkaktuar ate krim te rende

Taulant Balla
I vetmi ndryshim ndoshta do te ishte se nuk do te isha me prane me Hekuranin me Faikun me Ziverin me Aleksin

Edhe nje mije here te dalin qytetaret ne bulevard ne proteste une do te jem aty duke bere ne menyre identike ate cfare bera ne 21 janar I vetmi ndryshim ndoshta do te ishte se nuk do te isha me prane me Hekuranin me Faikun me Ziverin me Aleksin sepse dje sot dhe neser une deputeti i Librazhdit Taulant Balla bashke me koleget e mi jemi njekohesisht edhe Hekurani edhe Faiku edhe Ziveri edhe Aleksi. Sepse jemi larg ketij regjimi. Sali Berisha Ne nuk jemi si ti dhe si matrioshkat e tua politike. Dje dhe sot ne nuk u perngjajme atyre qe kane mbyllur ne goje lidhjet tua familjare me tragjedine e Gerdecit. Nuk u perngjajme as atyre qe per te mbuluar vjedhjen e 220 milione eurove mbrohen me procedura. Makthi yt nuk buron nga imuniteti yne por nga krimet e tua. Jam krenar per cfare kam bere me 21 janar dhe ndihem keq qe nuk shpetova dot nga plumbat e tu ata kater qytetare shqiptare. Ne nuk kemi cadra pistolete per te fshehur nuk kemi tyta pistoletash qe ti nderrojme me shoferet nuk kemi servera per te fshire dhe as grushte per te nxire syte. Nuk kemi gjak ne duar dhe as makthe ne shpirt. Kam nje keshille per ty Sali Merr kurajen dorezo edhe ti imunitetin tend dhe eja me mua para prokurorise. Je ende ne moshe per te perballuar disa seanca pyetjesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›