E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Qeveria e re duhet të jetë më e vogël se e Berishës

Erion-Brace1Deputeti Erion Braçe kërkon që qeveria e Edi Ramës të jetë më me pak poste ministrore dhe më funksionale se ajo e Sali Berishës. Në faqen e tij në Facebook, deputeti socialiste ka deklaruar vizionin e tij për qeverinë e re, që sipas tij duhet të përbëhet nga njerëz të rinj dhe me vizion, në mënyrë që të frymëzojë dhe të ringjallin shpresë. Qeveri e vogël- domethënë shumë pak e kushtueshme nga pikëpamja e shpenzimeve administrative, më e vogël se qeveria aktuale; qeveri unitare- domethënë pavarësisht se nga cila parti e koalicionit fitues vijnë ministrat, qeveria duhet të funksionojë si një e tërë, ndryshe nga qeveria aktuale ku kufijtë në përqindje te çdo partie zhbënë qeverisjen; qeveri funksionale -domethënë me ministri të dedikuara çështjeve prioritare dhe nevojave të shtetit- shtetasve, ndryshe nga qeveria aktuale ku kemi ministri të dedikuara individëve, të ndenjurave të tyre dhe një armate zëvendësministrash që plotësojnë qokat e çdo partie sado e vogël në koalicion; qeveri e re- domethënë me përbërje të re, më në fund pas 8 vitesh opozitë dhe 15 vite larg nga viti 1997, në krye të vendit të jetë një gjeneratë e re drejtuesish, ekspertësh politikë e profesionalë që frymëzojnë me dijen, pasionin, përkushtimin, përulësinë, punën në shërbim të shtetit dhe njerëzve; qeveri e pastër- domethënë me përbërje prej njerëzve të denjë, burra e gra pa pengje në të shkuarën, shkollim-diplomat e merituara, punë- konkrete e rezultate, raport me ligjin-shkelje administrative apo më keq penale. qeveri transparente- domethënë në sy të publikut për çdo vendimmarrje politike, legjislative, ekzekutive, por qoftë edhe të karakterit rutinor administrativ, për çdo shpenzim të parave publike, nga shpenzimet për investimet publike- kontratat e qeverisë, deri tek shpenzimet operative shtetërore, pse jo edhe ato personale të çdo ofiqari të lartë; qeveri e thjeshtë, normale- domethënë sa më njerëzore në kuptimin që ministri është i tillë brenda zyrës-institucionit, në raport me ligjin, shoqërinë etj, është një qytetar i zakonshëm dhe i barabartë me të gjithë, qoftë nga respekti ashtu edhe nga privilegjet, shkruan deputeti socialist. Duke shprehur opinionin e tij, Braçe kërkon që miqtë e tij të shprehin mendimet e tyre, duke siguruar se për sa ai shkruan nuk ka asnjë interes personal. Deputeti socialist thotë se interesi i tij i vetëm është ndryshimi i këtij vendi në shërbim të njerëzve të zakonshëm

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›