E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Qeveria po e trajton politikisht ARMO-n

Braçe tha se s'ka asnjë akt ligjor të Ministrisë së Ekonomisë, dërguar Qeverisë për të zbatuar vendimin e Kushtetutës

TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, deklaroi dje se, qeveria po përpiqet të trajtojë politikisht çështjen e kompanisë Armo.


"Qeveria e familjes në pushtet vazhdon të jetë hermetike dhe e errët, në trajtimin qeveritar, që po i bën krizës së kompanisë ARMO dhe deformimit kriminal të tregut të karburanteve! Në një relacion të qartë familjar me zyrtarët e Kompanisë, "Qeveria e FAMILJES" po mundohet ta trajtojë çështjen politikisht, duke detyruar "administratorin e deleguar" të hyjë në debat politik me opozitën! Është rruga më e gabuar që kanë zgjedhur. Debati me opozitën i një kompanie në krizë nuk e shpëton dot atë, por as Qeverinë që ka përgjegjësinë maksimale si bashkëpronare me të",- tha dje Brace, gjatë një deklarimi për shtypin.


Braçe shtoi se,
çështja është thellësisht ligjore në raport me Gjykatën Kushtetuese, ligjet në fuqi por edhe në raport me Kontratën e shitjes së kompanisë ARMO. "Në vendimin kushtetues, në Ligj dhe Kontratë, janë shkruar një sërë detyrimesh dhe është caktuar me ligj, Ministria e Ekonomisë të kontrollojë ligjshmërinë në treg, por edhe zbatimin në detaje të Kontratës së shitjes!


Në këtë pikë, dyshimi i madh është se interesat e kujt po mbron Ministria e Ekonomisë? Që prej datës 24 Korrik 2009, Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetues një vendim të "Qeverisë së FAMILJES", që na qeveris, i cili, vendos gjendjen monopol në tregun e hidrokarbureve",- tha Brace, duke vijuar se deri më tani, .


nuk ka asnjë akt ligjor të Ministrisë së Ekonomisë, dërguar Qeverisë për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. "Në këtë çast dua ta pyes Ministrin e Ekonomisë: Interesat e kujt po mbron dhe shërben?


Kë po pasuron dhe në ç'vlerë? Në anën tjetër, deri tani, duke u konsumuar viti i parë kalendarik i paraparë nga Kontrata, nuk ka asnjë dokument publik që të provojë se Ministria e Ekonomisë po bën detyrat e rrjedhura nga kjo Kontratë dhe në përmbushje të saj",- tha ai.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›