E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Qeveria ska para për pensionistët dhe buxhetorët

Kështu deklaroi sot deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe. Ai shtoi se pensionistët, invalidët, në fshat dhe në qytet për herë të parë nuk do të marrin pensionin e 13-të, kjo sipas Braçes tregon arkën bosh të shtetit. “Qeverisë i mungojnë edhe pas rishikimit të buxhetit 242 mln usd ose mbi 450mln usd nga programi financiar i fillimvitit. Kjo nuk është “ëndërr e opozitës”, por efekti shkatërrues i keqqeverisjes së shtetit, prej pushtetit politik të Sali Berishës dhe “nën të”-së së tij,Ilir Metës”, tha më tej ai. Deputeti socialist, tha se qeveria ka harxhuar për paga në 11 muaj, mbi 1 mld lekë të reja, më shumë për punëtorë me kontrata elektorale. Vetëm në maj-qershor, muajt e zgjedhjeve, qeveria ka harxhuar për rroga mbi 10 mld lekë të reja.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›