Iran, mijëra persona në funeralin e klerikut disident
''Numri i të pranishmëve është qindra mijëra. Ata po hedhin parulla në mbështetje të tij dhe të liderit të opozitës, Mirhosein Musavi", raporton faqja e internetit “Jaras”.Montazeri ishte njëri prej klerikëve më të lartë iranianë dhe kritikuesi më i madh i udhëheqjes së liderit suprem, ajetollah Ali Khamenei. Ai u nda dje në mëngjes nga jeta në moshën 87-vjeçare. Ali Montazeri u përjashtua nga e drejta e trashëgimisë së postit të Liderit Suprem në vitin 1988 pas kritikave të ashpra drejtuar regjimit të ajetollahut Khamenei për menyrën e drejtimit të shtetit. Që prej asaj kohe Montazeri u vendos në qytetin e Qomit, vazhdimisht i mbikëqyrur prej forcave të sigurimit të Republikës së Iranit.Gjatë zgjedhjeve të muajit qershor, të cilat u kontestuan nga opozita iraniane, Montazeri doli hapur në mbrojtje të liderit të të ashtuquajturës, “Lëvizja e Blertë”, Mirhosein Musavi.