Përfundon numërimi në njësinë 6 dhe 7 në Tiranë
Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ-në 50 në njësinë numër 6 në Tiranë dhe në KZAZ-në 51, në njësinë numër 7.
Rezultati final në njësinë numër 6 është 820 vota avantazh për kandidatin e “Aleancës për të ardhmen” Edi Rama ndaj rivalit të tij të djathtë Lulzim Basha. Kandidati i majtë ka marrë 11415 vota dhe ai i djathtë 10595 vota .
Ndërkaq, në njësinë numër 7 në KZAZ-në 51 diferenca është 464 vota për kreun opozitar. Lulzim Basha ka marrë 13329 vota dhe Edi Rama ka marrë 13793 vota.