Kreu opozitar Edi Rama, në avantazh me 82 vota

Ngushtohet fuqishëm diferenca mes dy kandidatëve për kryetar bashkie. Sipas të dhënave të mometit të publikuara nga RTV “Ora News”, 82 vota është diferenca e cila ndan dy palët.
Kandidati i djathtë Lulzim Basha ka marrë 110.550 vota ndërsa kreu opozitar ka marrë 110.632 vota. Pritet që rezultati të ndryshojnë nga momenti në moment.