Brace Shqiperia arme per Jemenin dhe Libine

Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë në debate në seancën plenare ku u diskutua për ratifikimin e marrëveshjes mes vendit tonë dhe NATO-s për demontimin e municioneve luftarake.
Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar se Shqipëria ka dërguar municione në Jemen dhe Libi, duke akzuar Ministrinë e Mbrojtjes se ka kontaktuar edhe me tregëtarë serbë për shitjen e armatimit.
“Shqipëria ka dërguar municione në Jemen dhe Libi. Gjithashtu Ministria e Mbrojtjes dhe ‘Meiko’ kanë hyrë në marrëdhënie edhe me tregtarë serbë”, theksoi Braçe.
Ndërkohë sipas ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, Jemeni është një vend që ka luftuar terrorizmin.