E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji për demontimin e armëve, debat në Kuvend

Ligji për demontimin e armëve ka ngjallur debat mes opozitës dhe mazhorancës në sallën e sotme të Kuvendit.
 

Deputeti i PS-së Erjon Braçe akuzoi qeverinë se në këtë proces ka përfshirë edhe shtetas serbë dhe se paraqet transaksione të dyshimta.
 

“Shqipëria është e përfshirë në transaksione armësh”, theksoi Braçe duke shtuar se janë dërguar armë në Libi dhe Jemen.
 

Menjëherë ka reaguar ministri i mbrojtjes Arben Imami i cili theksoi se diskutimi i sotëm bën fjalë për një marrëveshje nga e cila pala shqiptare përfiton për demontimin e mjaft municioneve të mbetura.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›