Brace Shqiperia e Berishes mbaron ne Lushnje
Politika ekonomike e qeverise se drejtuar nga Sali Berisha ka nje te ndeshkuar kryesor Jugun e Shqiperise. Deputeti socialist i Beratit Erjon Brace ka nenvizuar dje me nje mesazh publik ne profilin e vet ne Facebook se qe prej ardhjes ne pushtet te Sali Berishes situata eshte renduar ndjeshem ne jug te vendit si pasoje e nje politike te qellimshme. Jugu i rrenuar prej Berishes Jave per jave madje dhe cdo tri dite shoh se si ne njerin aks Shqiperia mbetet deri ne Lushnje. Rruga nga Lushnja ne Berat nje prej me qyteteve te Shqiperise eshte e shkaterruar teresisht ne kater segmente nga Ura deri ne dalje te Kashte Bardhe nga Barbullinja ne Fier Shegan nga Kryqezimi ne Poshnje deri ne te dale te Ures Vajgurore nga Ura Vajgurore ne hyrje te Beratit Ne te gjitha segmentet e ndermjetme shkaterrimi ndodh perdite... Sot rruga nga Lushnja ne Berat eshte shkaterruar nga Fieri ne Berat eshte shkaterruar nga Berati ne Kucove eshte shkaterruar nga Berati ne Skrapar eshte shkaterruar...Sali Berisha eshte i kenaqur - shprehet Brace. E lexuar sic edhe prezantohet nga deputeti socialist Shqiperia funksionon ne marredhenie te lirshme ekonomike dhe komunikimi nga Tirana drejt Veriut dhe Juglindjes per te lene jashte Jugun e Shqiperise qe me rruge dhe asfalt ka si pike veriore Lushnjen. Nje persiatje per kete mungese eshte edhe kriza ekonomike ne vend e cila gjithsesi nuk pranohet nga Kryeministri. Ne kete kontekst Brace sjell nje element tjeter qe deshmon se nuk behet fjale per mungese fondesh por per mungese vullneti dhe politike te mirefillte. Hapet java e Karnavaleve ne Rio Brazil U hap java e Karnavaleve edhe ne Shkoder Mu ne mes te halleve te dimrit. Kushton 100 milione leke. U paguan nga taksat tona... shprehet Brace duke shtuar disa konsiderata jo fort te kendshme per tutoren e kesaj feste kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.