E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati-Xhafaj Nuk ka vullnet per reformat

Ngrin konsensusi PS-PD. Socialistet riciklojne rrezikun e bllokimit te integrimit

Kane kaluar vetem tre muaj nga konsensusi i arritur mes dy partive kryesore ne vend dhe perfaqesues te opozites kane dale serish ne media per te ngritur alarmin e bllokimit te procesit te integrimit. Me dy ceshtje konkrete deputetet Ditmir Bushati dhe Fatmir Xhafaj kane folur dje per rrezikun e nje deshtimi tjeter ne marrjen e statusit te cilin ata e kane lidhur me ecurine e reformave ne sistemin gjyqesor dhe ne kuadrin funksional te jetes parlamentare. Ne jemi shume te shqetesuar per situaten ne te cilen gjendet sistemi i drejtesise ne teresi pushteti gjyqesor dhe prokuroria ne vecanti raporti qe ka aktualisht ekzekutivi dhe segmente te caktuara te mazhorances me keto pushtete...Do ti qendrojme plotesisht marreveshjes qe eshte bere per shqyrtimin dhe miratimin e ligjeve me 3/5 brenda muajit mars te ketij viti. Deri tani besoj qe jemi korrekte ajo qe ne ndryshojme eshte fakti proces ne kerkojme nje proces per to kurse mazhoranca kryetarja e Kuvendit Kryeministri kane kerkuar thjesht karton - tha Xhafaj ne News 24. Nuk kuptohet mire se ku qendron aktualisht problemi ne marredheniet mes paleve por nje fakt i thjeshte mund te merret me mend sistemi i drejtesise ne vetvete eshte i lidhur ngushte me institucionin e Presidentit qe se shpejti do te ndryshoje drejtues. shte folur per nje President kushtetues dhe po lihet gradualisht mbrapa kraheve termi konsensus per tu zevendesuar me konsultimet. Ne fakt nje fitore e PD-se edhe ne Presidence praktikisht do te mbyllte qarkun e kontrollit mbi pushtetin gjyqesor dhe organin e akuzes duke e lene opoziten perballe nje makinerie qe mund te finalizoje sipas vullnetit te ekzekutivit te gjitha ceshtjet delikate qe jane ne proces. Me te njejten fryme problematizuese eshte shprehur edhe deputeti socialist Ditmir Bushati i cili eshte edhe anetar i grupit te punes per reformen parlamentare. Thjesht nuk ka nje vullnet politik nga ana e mazhorances. Nuk jane bere hapa solide perpara qe ka te beje me rritjen e kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit me vendosjen e burimeve njerezore dhe financiare ne dispozicion te jetes dhe aktivitetit parlamentar. Ne nje miremenaxhim te jetes parlamentare dhe ne nje raport me te drejte te kohes ndermjet mazhorances dhe opozites apo ceshtje qe kane te bejne me votimin e fshehte ne Parlament per sa i perket emerimit te institucioneve kryesore kushtetuese nuk ka nje dakordesi ende me palen tjeter - eshte shprehur ai per TV ALSAT. Me te gjithe kete parashtrim problematik eshte ende heret per te folur per nje riciklim te krizes politike ne termat e para 6 muajve. Fakt mbetet nderkohe se opozita socialiste perhere e me shume po del me pakenaqesi dhe me ceshtje te pazgjidhura te pa konstatuara si te tilla vetem ne reformen zgjedhore ne te cilen duket se Berisha po hap rruge dhe po pranon nje lloj barazie me opoziten.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›