E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti me Greqinë, Panariti: Bisedimet do jenë transparente

Ministri i jashtëm Edmond Panariti ka deklaruar sot se bisedimet me Greqinë për paktin detar do të bëhen në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe në respekt të ligjeve ndërkombëtare.

I pyetur nga mediat se kur do të nisin bisedimet me shtetin grek në lidhje me paktin detar, kryediplomati shqiptar shtoi se këto negociata do të nisin kur të jenë gati opsionet teknike ndërsa garantoi se ato do të jenë transparente.
 

Ai mohoi zërat që të ketë negociata të fshehta mes dy vendeve në lidhje me ujërat detare mes dy vendeve duke shtuar se nuk ka as grupe pune dhe as negociatorë për marrëveshjen ujore me Greqinë.
 

Gjithashtu, ministri i jashtëm Panariti iu referua edhe vizitave të tij në Kinë dhe Australi. “Në Kinë mora mbështetje për investime në fusha me rëndësi ndërsa vizita në Australi mund të cilësohet si historike ndërsa u diskutua edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve” theksoi mes të tjerash ministri Panariti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›