Alarmi i Majkos: Vendi si në 1996, do manipulohen zgjedhjet

Pandeli Majko
Ish-kryeministri: Jemi në mes të një barbarie, falsifikimet për ekonominë në nivelin e piramidave të Berishës.
Ish-kryeministri analizon situatën politike në vend.
Anëtari i Kryesisë socialiste, Pandeli Majko, në një analizë për situatën politike aktuale dhe parashikimin për atë që pritet të ndodhë deri në zgjedhjet e 2013-s, paralajmëron rrezikun e përsëritjes së fenomeneve të zgjedhjeve të 1996-s. Në të njëjtën ditë me daljen pas shumë kohësh para mediave të kreut të PS-së, Majko në adresën e tij në Facebook, të freskuar vazhdimisht me komente dhe analiza, shprehet se në politikën shqiptare po shfaqen sindromi i Arturo Ui-së, ndëshkimi i çdo kundërshtari politik dhe modeli i të fortit. Shqipëria po vrapon drejt zgjedhjeve të 2013-s. Është e kotë të përpiqesh ti analizosh pritshmëritë. Ato do të jenë zgjedhjet më të paskrupullta që pritet të kenë parë sytë e publikut shqiptar pas viteve 90. Konteksti i tyre ka filluar në një shoqëri, e cila ndjen peshën e krimit dhe vrasjes së çdo lloji në Shqipëri. Modeli i të fortit, i eksportuar nga politika, po zhvillohet si një deformim social. Jemi në mes një barbarie që guxojmë ta quajmë situatë rendi, por që mungesa e paqartësisë dhe shpesh e guximit na shtyjnë në shpjegime pa fund të pse-ve ditore.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)