E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Vendimi i djeshëm i gjykatës, akt politik

Deputeti i PS-së Erjon Braçe ka reaguar sot në lidhje me vendimin e gjykatës e cila e gjobiti me 1 milionë lekë, pas një padie të ngritur ndaj tij nga deputetja demokrate Albana Vokshi.

Në një konferencë për shtyp, deputeti Braçe ka kundërshuar vendimin e gjykatës ndërsa e ka cilësuar atë si vendim të pastër politik që synon t`i mbyllë gojën opozitës.

“Kundërshtoj vendimin e gjykatës ndaj meje. Gjoba 1 milione lekë eshte nje vendim i pastër politik. E refuzoj, nuk e pranoj dhe do ta kundërshtoj këtë vendim menjëherë. Por, sot vetem nisi, nuk u mbyll. Çështja nuk është personale, por mbështetet fort në një interes publik, fushat e naftës në jug” theksoi Braçe.

Ai ka theksuar se kjo është një beteje, të cilën ai do ta bëjë deri sa ato fusha t`i kthehen popullit.“Në sistemin gjyqësor është krijura një kasë, ku unë jam është viktima e panumërt në radhën e viktimave të thjeshta të qytetarëve të cilëve iu merret çdo ditë liria mbi pronën, pasurinë dhe liria për të jetuar. Kjo, kasë në marrëveshje të qartë me pushtetin, duhet të shpërbëhet ndryshe do të ketë një pakicë që fiton nga padrejtësia dhe shumica dhunohet nga padrejtësia. Kasa që nis nga gjykatat më të uleta shkon në Gjykatat më të larta dhe ka instaluar kulturën e pandëshkueshmërëisë për korrupsionin dhe të ndëshkueshmërisë për ata që denonconjë korrupsionin,” theksoi më tej Braçe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›