E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibeaj: Kallëzim penal ndaj Kreshnik Spahiut

Edhe pse Kreshnik Spahiu ka dhënë dorëheqjen e tij nga posti i nënkryetarit të KLD-së, komisioni për hetimin e veprimtarisë së tij është mbledhur sot duke vijuar normalisht punën.
 

Në fjalën e tij, Kryetari i komisionit Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar dorëheqjen e Spahiut si një akt juridik por theksoi se ky vendim nuk do të ndikojë në vijimin e punës së komisionit.
 

Ai ka theksuar se komisioni do të bëjë një kallëzim penal për Kreshnik Spahiun pasi mes mos dhënine e informacioneve ka shkelur ligjin për komisionet hetimore.
 

Gjithashtu Alibeaj ka vënë në dukje se pranë komisionit kanë mbërritur edhe informacionet e kërkuara nga ministria e financave dhe shkolla e Magjislaturës të cilët do të shqyrtohen.
 

Ndërkohë komisioni do të miratojë ditën e hënë në orën 17:00 edhe raportin përfundimtar në lidhje me veprimtarinë e Kreshnik Spahiut si nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›