E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibeaj: Kallëzim penal ndaj Spahiut

Rreth 30 minuta pas dorëheqjes së nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu, komisioni i ngritur për hetimin e veprimtarisë së tij ka nisur mbledhjen e radhës.

Kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se dorëheqja e Spahiut është një akt juridik që nuk do të ndikojë në vijimin e punës së komisionit.

Alibeaj tha se komisioni do të bëjë një kallëzim penal ndaj Spahiut për mosdhënien e informacionit të kërkuar, gjë që shkel ligjin për komisionet hetimore.

Puna trejavore e komisionit përmbyllet të hënën e ardhshme me një raport përfundimtar mbi veprimtarinë e nënkryetarit tashmë të dorëhequr të KLD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›